Qeveria siriane kundërshton bisedimet për paqe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qeveria siriane kundërshton bisedimet për paqe

    Insajderi
    16 March 2016 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i negociatorëve të qeverisë së Sirisë, Bashar al-Jaafar, ka refuzuar t’i filloj takimet direkte me përfaqësuesit e opozitës në Gjenevë të Zvicrës, derisa bisedimet për paqe kanë hyrë në ditën e tretë.

    Zoti Jaafari tha sot se nuk do të takohet me negociatorin udhëheqës opozitar të Komitetit të Lartë të Negociatave, Muhammad Alloush, ballë për ballë, derisa ai të mos kërkoj falje për insistimin e tij se tranzicioni politik duhet të filloj në Siri me rënien apo vdekjen e presidentit, Bashar al-Assad.

    Duke folur pas takimit me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Staffan de Mistura, Jaafari e akuzoi Allushin se është anëtar i grupit terrorist.

    Liderët opozitarë thanë dje se ata janë të gatshëm të takohen ballë për ballë me negociatorët qeveritarë.

    E ardhmja e Bashar al-Assadit është pikë kryesore e mospajtimeve në negociata për zgjidhje politike për ta përfunduar konfliktin pesëvjeçar në Siri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark