×
  • Sport
  • Sport

    Qeveria spanjolle “borxh” 1,2 milion euro Dani Alvesit- Si mund të “orkestrohet” lirimi nga burgu

    Insajderi
    25 February 2024 - 16:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më herët gjatë kësaj jave, Dani Alves u dënua për sulm seksual dhe mori një dënim prej katër vite e gjysmë burg.

    Ish-lojtari i ekipeve të njohura si Barcelona, Sevilla si dhe ish-reprezentues i Brazilit, ka qenë në burg që prej arrestimit të tij në janar të vitit të kaluar, pas një incidenti që ndodhi një muaj më herët.

    Gjykimi i tij u bë herët në muajin shkurt dhe u kthye një vendim i cili e shpalli atë fajtor. Ekipi i avokatëve të Alves tashmë ka njoftuar se do të apelojnë vendimin dhe çështja mund të marrë një kthesë tjetër.

    Siç ka raportuar revista spanjolle La Vanguardia (via Relevo), 40-vjeçari kishte fituar më herët një çështje gjyqësore lidhur me pagesat e dyshuara në drejtim të një agjenti të FIFA-s, dhe kjo ka bërë që ai të kompensohet me një shumë rreth 1.2 milionë euro.

    Alves po shpreson se këto fonde do mund të përdoren për të organizuar lirimin e tij të përkohshëm, derisa vendimi final të arrihet nga gjykata.

    Një pjesë e parave të tij mund të përdoren si një garanci se ai nuk do të largohej nga shteti gjatë periudhës sa hetimet vazhdojnë.

    Kjo do të bënte që fjalët e ish-shokut të tij të qelisë i cili pretendoi se Alves do të largohej nga Spanja dhe nuk do të rikthehej kurrë më nëse lirohet përkohësisht nga burgu të mos vlejnë fare.

    Deri më tani nuk është bërë e ditur në rast se ky informacion mund të luaj një rol në vendimin e gjyqit, por mbetet të shihet në vazhdim. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark