Qeveria: Gjatë sulmit u rrezikua jeta e Hysenit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria: Gjatë sulmit u rrezikua jeta e Hysenit

    Insajderi
    22 July 2016 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin me ngjyrë që Lëvizja Vetëvendosje, kishte hedhur ndaj veturës së ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.

    Sipas qeverisë sulmi e ka vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e ministrit. Ata i bëjnë thirrje organeve  kompetente që të marrin masat për zbardhjen e këtij rasti.

    “Lëvizja Vetëvendosje me këtë veprim dëshmoi edhe njëherë se është në gjendje të rrezikoj jetën e qytetarëve të vendit dhe të përfaqësuesve legjitim të institucioneve, me qëllim të realizimit të skenarëve të saj kundër shtetit të Kosovës”.

    Në komunkatën e qeverisë thuhet se Vetëvendosje po angazhohet që të dëmtojë progresin e Kosovës në proceset euro integruese.

    “Përkatësisht po bën përpjekje që të pamundësojë lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet e BE-së, siç ka bërë edhe në të kaluarën kur me veprimet e saj ka pasur ndikim në mos anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe ka dëmtuar ndjeshëm imazhin e shtetit”, shkruan në njoftim. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark