Qeveria synon funksionim më të mirë të Fondit Pensional - Insajderi
×
  • Lajme
  • Biznes
  • Biznes

    Qeveria synon funksionim më të mirë të Fondit Pensional

    Insajderi
    10 August 2016 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës ka marr miratimin e kabinetit qeveritar.

    Projektligji ka për qëllim rregullimin e procedurave të funksionimit dhe obligimet e Fondit Pensional të Kosovës.

    Çështja kryesore e trajtuar me këtë projektligj është inkuadrimi i ndryshimeve të nevojshme për rritjen e tavanit të investimeve dhe të mjeteve në fondin e letrave me vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Projektligji i propozuar si element kryesor e ka zgjerimin e mundësive për investim në letrat me vlerë të Kosovës si dhe zgjerimin e bazës së instrumenteve tjera për investime në veçanti letrat me vlerë në korporata ose në institucione financiare ndërkombëtare dispozitat e afatizuara, bankat vendore dhe ndërkombëtare, fonde investive dhe marrëveshje të riblerjes./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark