Situata në Kosovë, që po i tregon kthetrat e agresivitetit, partnerët ndërkombëtarë i ka “tmerruar” e kjo vërehet në ashpërsinë e gjuhës me të cilën po komunikojnë, si dhe nga veprimet ushtarake. Për shkak të situatës se sigurisë në veriun e vendit, me urdhërin e Komandantit të Komandës së përbashkët të Forcave amerikane për Afrikë dhe Evropë, u anulua aktiviteti i DV-Day në Republikën e Kosovës, i cili ishte planifikuar të mbahet sot, e Martën, 30 Maj 2023.
Po ashtu, sipas deklarimit të Ambasadorit fuqëiplote të SHBA në Kosovë, z. Huvenier,” përfundon edhe ushtrimi për Kosovën”. Po ti shtojmë kësaj edhe deklaratat e Sekretarit amerikan të shtetit, se “situata në veri do të rezultoj me pasoja për Kosovën” aq më tepër pas fyerjes që bëri Kryeminustri ndaj z. Blinket, pastaj deshmia e z. Huvenier se, Qeveria e Kosovës nuk ka pasur koordinim me SHBA, për veprimet politke lidhur me Veriun, me të drejtë kjo përbën shqetësim të lartë për shtetin.
Krahas sigurisë nacionale dhe shtetërore, tani u cenua edhe integriteti i institucionit më të ndjeshëm Forcave të Armatosura të Kosovës, që nga ky ushtrim ndërkombëtarë pritej të çertifikoj kapacitete e para në njerëz, pajisje dhe armatim.
Kjo tashmë i ndodhi Kosovës, por paralajmërimi i Ambasadoti amerikan për masa tjera nëse vazhdohet me kryeneqësine e Kryeministrit Kurti, mund të vihet në pikëpyetje liberlaizimi vizave dhe të kthehet në pikën zero.
Çdo vendim është i mundshëm në një vend ku vet Kryeminstyri i vendit deklaron se “edhe ashtu kjo kushtetutë duhet të shkilet” pra me këtë logjike qeverisëse merr fund shteti. Kjo mund të qoj në shurjen e institucioneve qëndrore dhe kthim të mbikqyrjes ndërkombëtare apo dhe administrim të drejtëpërdrejtë. Mbledhja e Komisionit për siguri dhe mbrojtje e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e thirru nga Kryetari i Komisionit, u mbajt pa pjesëmarrjen e deputetëve anëtarë, nga pozita qeverisëse.
Nuk ka thirrje nga liderët e shtetit për Këshllin Sigurisë së Kosovës, për të analizuar situatën e sigurisë. Nuk ka as thirrje të seancës së jashtëzakonshme për Parlamentin dhe as kërkim mbështetje nga spektri politik në vend. Ndërkohë Rusia që ndodhet në luftë humbëse, po i jep përkrahje Serbisë dhe ka atashuar trupat “Wagner” kra mijra mercenarësh që i paguan qeveria serbe , për ta bartur zjarrin e luftës në Veri, me synimin që të vije deri të një luftë në Evropë.
Kjo është edhe interesi strategjik rus. Sot, nga takimet e Kryeministrit me anëtarët e QUINT, po zbardhet edhe dilema se çfarë urdhra duhet të ketë marr Kryeministri në takimin me KOMKFOR.
Si pasojë, u urdhërua që të largohen Policia e Kosovës nga tri Komunat në Veri,sic deklaroi edhe Ambasadori amerikan dhe kjo do thotë defunksionalizim i institucioneve të Kosovës, si të “pa afta” për mbajtjen nën kontroll të situatës. Kjo do të thotë se në Veri shteti ka ra! Shtrohet dilema nëse është pikërisht kjo, ajo që Albin Kurti e dëshiroj?!
Kjo përmbush parashikimin ogurzi se, situata e tensionuar në Veri, po krijohet me të vetmin qëllim: “krijim të rrethanave imponuese” për të arsyetuar pranimin dhe implementimin e “zajednices” që bazohet në “Statutin e Beogradit”.
Se dërgimi i Policisë në Veri, nuk është “zbatim i ligjshmërisë”, por siç ka deklaruar “për zbatimin e zotimeve të Ohrit”, në të cilën përkundër zotimit për mospërdorim force në proces, prap i tradhtoj patnerët ndërkombëtarë. Pra, krejt ky skenar po bëhet për ta “shpëtuar fytyrën”, me deklarimin se “në fund po detyrohem të veproj”! Për ketë do të duhej që, nga i tërë spektri politik i Kosovës, shoqëria civile dhe qytetarët por edhe nga vet Ambasadori fuqiplotë i SHBA dhe përfaqësuesit e QUINT, të imponohet largimi i Presidentes dhe Kryeministrit, para se ata të vetëdorëhiqen, kur vetë situata s’do t’iu lerë më zgjidhje. Duhen ndryshime në qeveri dhe besoj që kto ndryshime duhet të jenë obligim për të gjitha parititë opozitare, për ta shpëtuar shtetin nga falimentimi politk, si dhe miqësin me Ameriken, BE-ndhe NATO.
Në të kundërten, Albin Kurti do humbë jo veç territor por kjo mund të ndikoj edhe në një numër të madh të anëtarësimeve tona në organizata botërore dhe europiane. Pra, tani për tani druaj po rrëshqasim në pozitën e Rusis, e cila po merr sanksione nga SHBA, fal Albin Kurtit.
Prandaj vlerësoj se kjo situatë imponon nevojën që Kosova të shkoj në “Qeveri Teknike, me bazë të gjërë”. Ketë kisha paralajmëruar për Shtatorin e kaluar 2023, për ta shpëtuar situatën nga theqafja që po e fuste vendin dhe procesin politk, kjo strukturë qeverisëse.
Një Qeveri Teknike, do të mundësonte kthimin e situatës në normalitet dhe bashkërendimin e të gjitha forcave politike në mision dhe shërbim të ruajtjes së vlerave të shtetit që u arritën në bashkërendim mbështetës, me partnerët ndërkombëtarë me theks SHBA dhe përmbylljen e procesit politik, me zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, reformën në drejtësi dhe sistemin zgjedhor, për të mundësuar zhvillimin e demokracisë për të gjithë
Shkruan: Hisen Berisha