Qeveria e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke thënë se e gjithë kjo situatë është krijuar “si pasojë e aktakuzave të paligjshme, të padrejta dhe tendencioze të Serbisë”.
Përmes një njoftimi për media, Qeveria njofton se po angazhohet “me prioritet” për “për sqarimin e shpejtë të rrethanave të ndalimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe tejkalimin e situatës”.
Haradinaj është arrestuar sot rreth orës 15 nga autoritetet franceze bazuar në një urdhëarrest të Serbisë.
më herët, ai ishte arrestuar edhe në Slloveni bazuar në të njëjtin urdhërarrest./Insajderi.com