Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, sot në mbledhjen e qeverisë ka njoftuar se ka marrë vendim që të ndahen 15 mijë euro për angazhimin e ekspertëve të cilët do të bëjnë studime të reja rreth ndërmarrjes Trepça.
Sipas Mustafës, këta ekspertë do të fokusohen në përvojat ndërkombëtare të ngjashme me rastin e kombinatit Trepça.
Në janar të këtij viti, kuvendi miratoi me shumicë votash një ligj për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre. Përmes kësaj u hap rruga edhe për riorganizimin e Trepçës . Qeveria e Kosovës ende nuk ka hartuar një ligj të veçantë për Trepçën.
Kjo ishte një nga kërkesat kryesore gjatë protestave të partive opozitare në fillim të vitit 2015.
Siç raporton Klan Kosova, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, Ministri i Integrimeve Bekim Çollaku, deklaroi se kanë mbetur vetëm edhe dy kritere të paplotësuara për liberalizmin e vizave./Insajderi