"Qeverisje e mirë, e suksesshme"- Kurti lëshohet në lavdata për Pecin pasi u intervistua gjysmë dite për hajni - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qeverisje e mirë, e suksesshme”- Kurti lëshohet në lavdata për Pecin pasi u intervistua gjysmë dite për hajni

    Insajderi
    27 May 2025 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është lëshuar në lavdata për ministrin në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci, në ditën kur ky i fundit u intervistua në cilësinë e të dyshuarit për pesë orë radhazi nga hetuesia lidhur me një kontratë për mbetje shtazore, e cila peshonte 60 milionë euro.

    Kurti, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e ka vlerësuar punën e Pecit si të mirë dhe të suksesshme teksa ka folur për panairin ‘Agrokos & Agroturizëm’, shkruan Insajderi.

    Panairi AGROKOS & Agroturizëm 2025 – një ngjarje e përvitshme ku përfaqësohen prodhues të kulturave bujqësore, përpunues të frutave dhe të produkteve blegtorale, kompani të makinerive bujqësore, pijeve artizanale, ambalazhimit dhe standardizimit dhe agroturizmi, një sektor i cili po kthehet në një pasuri të re për vendin tonë. E kjo padyshim është edhe rezultat i trajtimit me prioritet e seriozitet që i kemi bërë sektorit të bujqësisë dhe qeverisjes së mirë e të suksesshme të ministrit të linjës, Faton Peci”, thuhet në shkrimin e Kurtit.

    Kurti s’është deklaruar ende lidhur me intervistimin e Pecit dhe kryeshefit të AUV’it lidhur me kontratën e dyshimtë për mbetje shtazore.

    Gjithsesi, fotografitë duket se janë realizuar gjatë kohës sa Peci përballej me policinë, meqë prezent nga kabineti qeveritar në detyrë është vetëm ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari.

    Peci është intervistuar për pesë orë rresht nga hetuesit lidhur me këtë kontratë në zyrat e Ministrisë së Bujqësisë, ku më pas u lirua në procedurë të rregullt.

    Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale ka realizuar bastisje në katër lokacione, përfshirë objektin e Ministrisë Bujqësisë dhe fabrikën e biznesmenit multimilioner nga Ferizaj. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark