Qeveritë e Shqipërisë e Kosovës takohen në këtë datë në Prishtinë, çfarë pritet? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveritë e Shqipërisë e Kosovës takohen në këtë datë në Prishtinë, çfarë pritet?

    Insajderi
    03 June 2022 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do takohen në Prishtinë. Si datë është fiksuar 24 qershori.

    Kosova ka nisur që të bëjë përgatitjet për këtë mbledhje, ndërsa kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e fundit u kishte kërkuar ministrave përkatës që draft-marrëveshjet t’i kenë të gatshme deri më 10 Qershor.

    Por deri më tani ende nuk është saktësuar numri i marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen në këtë mbledhje. Që prej nisjes së kësaj iniciative, nga 13 marrëveshjet e nënshkruara, 8 prej tyre tashmë kanë arritur rezultate. Ndërsa 4 marrëveshje të tjera, për të cilat po punohet në aspektin teknik të tyre. Për shembull, lehtësimin e procedurave të kalimit të kufirit në Vërmicë dhe studimi i fizibilitetit për segmentin hekurudhor Durrës-Prishtinë.

    Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë që nga viti 2014 mbajnë mbledhjet e përbashkëta ku premtohet në vazhdimësi për bashkëpunim të ndërsjellë dhe nënshkruhen marrëveshje në fusha të ndryshme. Këto marrëveshje kanë pasur për qëllim një qeverisje të përbashkët strategjike, në veçanti eliminimin e barrierave tregtare mes dy shteteve.

    Por, shumë herë qeveritë janë kritikuar se marrëveshjet e nënshkruara kanë mbetur vetëm në letër, pa u zbatuar në praktikë. Ndërsa nuk kanë munguar as kritikat nga Serbia, të cilat pretendojnë se këto takime synojnë bashkimin e Shqipërisë së Madhe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark