"Qielli i Thyer"- Në mesin e të arrestuarve për drogë edhe babai i një gjyqtareje në Gjykatën e Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    “Qielli i Thyer”- Në mesin e të arrestuarve për drogë edhe babai i një gjyqtareje në Gjykatën e Prishtinës

    Insajderi
    04 June 2025 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka rrënuar një rrjet kriminal të cilët dyshohet se realizonin shitblerjen e substancave të ndryshme narkotike.

    Në mesin e 22 të arrestuarve, siç ka mësuar Gazeta Insajderi, është edhe Rifat Vuçetaj, babai i gjyqtares Albina Vuçetaj, e cila është pjesë e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Rifat Vuçetaj ishte dënuar edhe më herët me pesë vite burgim për çështje të narkotikëve.

    Gazeta Insajderi ka siguruar ekskluzivisht emrat e të arrestuarve në këtë operacion:

    Rexhep Nikqi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Ismajli, Rifat Vuçetaj, Erduan Ismaili, Shemsi Bahtiri, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdik, Lorik Tigrani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy, Ylli Musliu dhe Safet Ljajic.

    Raportimet e Insajderit:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark