Qindra persona janë helmuar nga ushqimi në një kamp për personat e zhvendosur pranë qytetit irakian të Mosulit, thonë zyrtarët.
Raportohet se ata vuanin nga të vjellat dhe dehidratimi pas iftarit.
Kampi, midis Mosulit dhe Irbil, përfshinë shtëpitë e personave të zhvendosur nga një ofensivë për marrjen nën kontroll të qytetit të Mosulit nga i ashtuquajturi Shtet Islamik (ISIS).
Agjencia e lajmeve kurde Rudaw raportoi se më shumë se 750 raste ishin regjistruar dhe të paktën një fëmijë kishte vdekur.
Ushqimi është përgatitur në një restorant në Irbil dhe e solli në kamp një nga organizatat bamirëse të Katarit.
Personat e helmuar janë duke u trajtuar në tri spitale në zonë. Kampi është një nga 13 kampet e ndërtuara nga UNHCR.