Gojkovic, e cila është kryetare e parlamentit serb, ka falënderuar Qipron për një qëndrimin e palëkundshëm dhe mbështetjen rreth integritetit territorial të Serbisë.
Siç raporton gazeta serbe Blic, Gojkovic falënderoi Qipron për votën e tyre kundër hyrjes së Kosovës në kuadër të UNESCO-s, gjatë vitit të kaluar.
Qipro është njëra nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /Insajderi.com