Qiproja kërcënohet me bllokimin e marrëveshjes për migrantët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Qiproja kërcënohet me bllokimin e marrëveshjes për migrantët

    Insajderi
    15 March 2016 - 16:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades, tha se vendi i tij nuk do ta pranoj marrëveshjen e Bashkimit Evropian me Turqinë për migrantët pa koncesione nga Ankaraja.

    Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, u tha liderëve të BE-së javën e kaluar, se Ankaraja në të ardhmen është e gatshme t’i marrë të gjithë refugjatët dhe migrantët, që kanë hyrë në Evropë nga Turqia, në këmbim për ndihmë financiare, bisedime më të shpejta për pranimin e Turqisë në BE dhe proces më të shpejtë të liberalizimit të vizave për shtetasit turk.

    Por, Qiproja është në një gjendje të mospajtimeve të mëdha me Turqinë, lidhur me invadimin turk të vitit 1974, me ç’rast ishulli është ndarë në dy pjesë, atë të qipriotëve grekë, që është e njohur ndërkombëtarisht, dhe pjesën e qipriotëve turk.

    “Qiproja nuk ka qëllim të pajtohet për hapjen e çfarëdo kapitulli nëse Turqia nuk i plotëson obligimet e veta”, tha Anastasiades pas bisedimeve me presidentin e Bashkimit Evropian, Donald Tusk.

    Më herët, Tusk ka thënë se “çështje kryesore është legaliteti”, që ende duhet të arrihet për marrëveshjen me Turqinë për migrantët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark