Qitësja merr gjithë vëmendjen në Lojërat Olimpike, momenti kur gjuan me armë – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Qitësja merr gjithë vëmendjen në Lojërat Olimpike, momenti kur gjuan me armë

    Insajderi
    01 August 2024 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marksman Kim Ye-ji, qitësja e Lojërave Olimpike ka marrë gjithë vëmendjen e internetit.

    Qëndrimi i saj teksa po bënte qitjen me armë u bë viral. Kjo pasi ajo po mbante një dorë në xhep, ndërsa me dorën tjetër po mbante armën dhe pasi qëlloi ngriti xhamin e syzes, rregulloi armën, pa nga kamera dhe gjithë internetit e cilësoi si “final boss” të Lojërave Olimpike.

    Pjesëmarrësja nga Koreja e Jugut fitoi medaljen e argjendtë. Kim Yeji konkurroi në disiplinën e qitjes nga largësia 10 metra më 29 korrik dhe fotot dhe videot virale nga momenti i gjuajtjes dhe qëndrimit të saj kaq ikonik u bënë virale.

    Një detaj tjetër është që në xhepin e saj shfaqet i varur një elefant i vogël, i cili sipas teorive në internet, është i vajzës së saj.

    “Nuk kam parë kurrë një grua më ikonike”; “Jam e habitur dhe pak e frikësuar”; “Kim Yeji sapo na tregoi se ç’është vetëbesimi”; “Ok, mund të mbyllen Lojërat Olimpike! Ajo fitoi”, ishin disa nga komentet në rrjetet sociale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark