Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, përkatësisht Poliklinika Stomatologjike është mbuluar me qese të bërllokut dhe pajisje të papërdorshme.
Një lexues i Gazetës Insajderi ka dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku ka treguar se qytetarët janë shqetësuar nga gjendja e këtij reparti.
“E pash te udhes të dergoj një video e disa foto se si në një Instuticion Shendetesor në Prishtinë konkretisht në Poliklinikën Stomatologjike në ambientin e brendshëm ishin mbledhur disa thasë me mbeturina dhe aty ishte edhe një karrige Stomatologjike. Nuk jemi në vitin 2000 por 2023”, ka thënë lexuesi i cili ka raportuar rastin tek Gazeta Insajderi.
Pamje: