QKUK: Profesori nga Australia do t’i operojë 29 fëmijë kosovarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    QKUK: Profesori nga Australia do t’i operojë 29 fëmijë kosovarë

    Insajderi
    29 May 2022 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se nga sot, 29 maj, në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve do të qëndrojë profesori i njohur nga Australia, Pedy Dewan, i cili bashkë me ekpin vendas të klinikës do t’i operojnë 29 fëmijë me probleme të lindura kongjenitale.

    “Operacionet do të nisin ditën e hënë dhe do të zgjasin 10 ditë pune”, njofton QKUK.

    Po ashtu, njoftohet se do të bëhen edhe rreth 25 konsultime për pacientë me anomali të ndryshme që janë operuar më parë.

    “Fëmijët do të kenë mundësi të trajtohen nga ana e ekspertit të njohur që ka renome ndërkombëtare, përderisa mjekët vendas do të kenë mundësi të marrin përvojat nga profesori Dewan”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark