QKUK: Profesori nga Australia po kryen operacione të komplikuara tek fëmijët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    QKUK: Profesori nga Australia po kryen operacione të komplikuara tek fëmijët

    Insajderi
    22 October 2023 - 12:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për herë të dymbëdhjetë, profesori dhe humanisti, Paddy Dewan, nga Australia, bashkë me ekipin e mjekëve nga Klinika e Kirurgjisë së Anesteziologjisë, po kryejnë operacione për fëmijët që kanë anomali të lindura komplekse.

    Ky ekip ka kryer operacione dhe konsultime edhe gjatë fundjavës, do të operohen 19 fëmijë, ndërkaq janë konsultuar-vizituar 32 fëmijë me probleme.

    Ekipi i udhëhequr nga profesori nga Australia ka ardhur në Kosovë me 18 tetor dhe do të qëndrojw deri me 25 tetor 2023.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark