QKUK: Stop thonjve e aksesorëve për mantelbardhët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    QKUK: Stop thonjve e aksesorëve për mantelbardhët

    Insajderi
    16 May 2023 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Thonjtë e zgjatur e bartja e aksesorëve nga personeli shëndetësor, janë evidentuar si disa nga shkaktarët që kontribuojnë në përhapjen e infeksioneve brenda-spitalore.

    Të paktën kështu thuhet në raportin e 2022 të cilën e ka nxjerrë Ekipi për Kontroll dhe Parandalim të Infeksioneve Spitalore në QKUK, raport ky që ka dhënë rezultate shqetësuese sa i përket infeksioneve.

    Lidhur me këto tashmë është e informuar edhe U.D. drejtoresha e ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, për të cilat thotë se do të veprohet.

    “Është etikë e secilit nga ne, sidomos ne që punojmë në institucione shëndetësore, dukja jonë si nga ana fizike dhe nga ana e higjienës. Me ekipin që u takuam, edhe ata e shprehën këtë pakënaqshmëri edhe jemi në diskutim për marrjen e masave”, tregon Arënliu-Hoxhaj.

    Edhe Shoqata për të Drejtat të Pacientëve të Kosovës (PRAK) konsideron se stafi shëndetësor nuk është aty për t’u dukur bukur, por pacientëve iu intereson shërbimi e jo thonjtë e gjatë, grimi dhe veshja, gjë për të cilën edhe PRAK kërkon nga kompetentët veprime të shpejta.

    Madje nga një hulumtim që ka bërë Shoqata e Pacientëve, del edhe një e dhënë tjetër më shqetësuese. 77% e pacientëve nuk e kanë parë asnjëherë mjekun e tyre duke i pastruar duart.

    Derisa raporti i infeksioneve intraspitalore të vitit paraprak, për të cilën ka raportuar televizioni muaj me parë, edhe për të parën e SHSKUK-së nuk është i kënaqshëm në përgjithësi, për çka edhe ka formuar një Komision si hierarki më të lartë. /Klankosova.tv


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark