Qoku i Kurtit zotohet se legjislatura e re në Maqedoni do të përfaqësojë “programi shoqëror e kombëtar” të VV’së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qoku i Kurtit zotohet se legjislatura e re në Maqedoni do të përfaqësojë “programi shoqëror e kombëtar” të VV’së

    Insajderi
    28 May 2024 - 17:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bekim Qoku, dikur i emëruar i kryeministrit Kurti si këshilltar për raportet me Maqedoninë e Veriut, është zyrtarizuar si deputet në shtetin respektiv.

    Qoku ka bërë një postim falënderues për mbështetësit e Vetëvendosjes atje, ku tha se do ta reprezantojë “programin shoqëror dhe kombëtar” të VV’së, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Në këtë mandat të legjislaturës së re të Kuvendit republikan të MV, programi shoqëror e kombëtar i VV do të jetë i përfaqësuar në shtëpinë ligjvënëse. Falënderoj votuesit dhe simpatizuesit e VV që  mundësuan ndryshimin në këtë vend. Dihet se ata janë shumë më shumë se sa votat që duhen për një deputet. Përveç si numër, ata reflektojnë dhe frymë në këtë ndryshim historik të demokracisë së re në vend”, thuhet në postimin e tij.

    Qoku ishte emëruar këshilltar nga Kurti në prill të vitit që shkoi, për ta konsultuar kryeministrin e Kosovës për raportet me Maqedoninë e Veriut. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark