Qorraj: Krijimi i tregut të përbashkët, komplikon situatën në Ballkan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qorraj: Krijimi i tregut të përbashkët, komplikon situatën në Ballkan

    Insajderi
    08 April 2017 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ligjëruesi i lëndës Ekonomia e Kosovës dhe Bashkimi Evropian, Gazmend Qorraj, ka folur rreth propozimit të prezantuar në Samitin e Sarajevës për krijimin e një tregu të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Ai në intervistë për“Epoka e re”,  ka thënë se aktualisht është një treg i Ballkanit i njohur si CEFTA 2006, për të cilin thotë se duhet shumë.

    Qorraj ka theksuar se duhet parë se çfarë e dallon këtë treg nga tregu i CEFTA-s dhe cili do të ishte interesi i Ballkanit që t’i hyhet kësaj iniciative, posaçërisht interesi i Kosovës.

    “Kosova dhe institucionet e saj janë të zotuara për vlerat euroatlantike, respektivisht për procesin e integrimit evropian, prandaj çdo iniciativë tjetër mund ta dëmtojë këtë proces dhe rrugëtimin e nisur. Prandaj krijimi i një tregu të ri do ta komplikonte edhe më shumë situatën në Ballkan”, ka deklaruar Qorraj.

    Ditë më parë, kryeministri Isa Mustafa tha se Kosova duhet që të refuzojë këtë ide.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark