Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuciq, ka kritikuar ashpër në një vend publik kryetarin e Nishit, Darko Bulatoviqin lidhje me shpenzimet e kësaj komune.
Siç raportojnë mediat serbe, Vucic i ka shprehur shqetësimin kryetarit për deficitin e madh të këasj komune, prej rreth 50 milion eurove.
Në një rast, Vucic dëgjohet duke bërtitur “tregoju qytetarëve se ku po i lë paratë që t’i kam dhënë,” ndërsa Bulatoviq nuk bën zë dhe me përulje pranon kritikat e shefit.