“Qosja e kushtëzoi kyçjen në LDK, kërkonte që aty të mos jetë Fehmi Agani” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qosja e kushtëzoi kyçjen në LDK, kërkonte që aty të mos jetë Fehmi Agani”

    Insajderi
    24 May 2022 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Adnan Merovci në emisionin Pressing në T7 ka treguar arsyet pse Rexhep Qosja nuk pranoi të futej në LDK.

    Sipas disa themeluesve të LDK-së në deklaratat e kaluara në Pressing, Qosjes i ishte ofruar posti i kryetarit të LDK-së, por e kishte refuzuar për shkak të disa emrave që ishin në listën e themeluesve.

    “Ai e ka kushtëzuar futjen në LDK për shkak të një emri. Tash me thonë këtu. E ka thënë edhe Shkëlzen Maliqi. Është Fehmi Agani”, tha ai.

    Ai tutje thotë se edhe Adem Demaçit i ishte ofruar futja në LDK.

    “Demacit i ishte ofruar futja në LDK pas daljes nga burgu, por e kishte refuzuar pasi kishte dashur të distancohej”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark