×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Qualcomm akuzon Apple për shkelje të patentave me iPhone dhe iPad

    Insajderi
    07 July 2017 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prodhuesi i shquar i procesorëve mobil Qualcomm do të kërkojë nga Komisioni Ndërkombëtar Tregtar ndalimin e shitjeve të iPhone dhe iPad në Shtetet e Bashkuara të cilët përdorin çipe të prodhuar nga Intel dhe që shkelin gjashtë patentat të Qualcomm.

    Një kërkesë e cila pritet të shtojë tensionet mes dy kompanive, Qualcomm kërkoi ndalimin e shitjeve për modelet që shkelin patentat e saj. Në një tjetër padi publikuar po ditën e Enjte, Qualcomm kërkon dëmshpërblim monetar.

    Sipas Qualcomm janë gjashtë patenta të cilat pa të cilat bateritë e telefonëve do të shuheshin në pak minuta. Nga ana tjetër Apple akuzon Qualcomm për imponim të një takse të pandershme për përdorimin e çipeve të saj.

    Në ankesën e Qualcomm thuhej: “iPhone-t të cilët përdorin modemë celularë të furnizuar nga kompani të tjera përveç Qualcomm duhet të ndalohen.”

    Qualcomm nuk përmendi Intel në mënyrë të drejtpërdrejtë por është Intel kompania e dytë e cila filloi të furnizonte me çipe iPhone duke filluar nga modeli i vitit të kaluar.

    Apple kërkon 1 miliard dollar nga Qualcomm për mbi faturimin e çipeve. Qualcomm është furnizuesi kryesor i Apple dhe Samsung me çipe modemësh rrjeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark