QUINT-i dhe BE thirrje Qeverisë: Zbatojeni urgjentisht vendimin për Manastirin e Deçanit, e pengon anëtarësimin në KiE – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    QUINT-i dhe BE thirrje Qeverisë: Zbatojeni urgjentisht vendimin për Manastirin e Deçanit, e pengon anëtarësimin në KiE

    Insajderi
    20 May 2023 - 11:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian përmes një deklarate i janë drejtuar përsëri Qeverisë së Kosovës që “të zbatojë plotësisht dhe me urgjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit”.

    “Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Pavarësisht këtij vendimi juridik dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës nuk është zbatuar ende shtatë vjet më vonë”.

    QUINT bëri me dije se ky është një kusht për rrugën përpara të Kosovës në anëtarësimin e saj në Këshill të Europës.

    “Ne jemi të bashkuar në mbështetje të së ardhmes demokratike dhe evropiane të Kosovës. Sundimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë detyrime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, duke përfshirë përparimin e mëtejmë në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Vonesa e mëtejme është vetëm pengesë për këtë përparim”. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark