QUINT i shkon në zyrë Gjuriqit-Ai thotë se Serbia është e gatshme t’i japë rrymë Kosovës dhe të marrë pjesë në sanimin e dëmit në kanal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    QUINT i shkon në zyrë Gjuriqit-Ai thotë se Serbia është e gatshme t’i japë rrymë Kosovës dhe të marrë pjesë në sanimin e dëmit në kanal

    Insajderi
    30 November 2024 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesit diplomatikë të QUINT-it dhe të BE-së kanë shkuar në zyre të ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq, pas sulmit që ndodhi mbrëmë në kanalin e Ibër-Lepencit.

    Gjuriq para tyre pretendoi se “ishte qartazi sabotim dhe se Serbia pa mëdyshje e dënon një akt të tillë” dhe se ky akt ishte i drejtuar kundër stabilitetit të rajonit.

    Gjithashtu, Gjuriq para diplomatëve të huaj pretendoi se “Serbia është e gatshme t’i ndihmojë autoritetet lokale dhe Prishtinën në furnizimin me energji elektrike deri në riparimin e dëmtimit të kanalit Ibër-Lepenc dhe është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë në riparimin e dëmeve”.

    Ndërkaq, akuzat e bëra nga Kosova se Serbia qëndron pas sulmit, Gjuriq u mundua t’i paraqesë si të pabaza dhe tha se po synojnë “diskreditimin e Beogradit në një moment të ndjeshëm”.

    Po ashtu, Gjuriq vazhdoi propagandën se policia përdor dhunë ndaj qytetarëve serbë në veri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark