8 Marsi na fton të reflektojmë për rolin e gruas në shoqëri dhe kështu t’i çmojmë për forcën dhe kurajon që gratë kanë treguar përgjatë historisë.
Duke pasur në mendje këtë, Qumështorja Vita me rastin 8 marsit ka zgjedhur që t’ju ofroj buzëqeshje grave duke ju dhuruar një tufë lulesh të përzgjedhura me kujdes të veçantë…kështu duke u rikujtuar grave që ne ju vlerësojmë jo vetëm sot por çdo ditë të vitit.
Kështu pra, çdo grua që po blente produktet e Qumështores Vita, morri një tufë lulesh dhe në shkëmbim u ndeshën me një mori falenderimesh që e bëri akoma më të bukur ditën.
Qumështorja Vita përveç grave, falënderon të gjithë konsumatorët që i qëndrojnë besnik si dhe do të vazhdojë të zhvillojë aktivitete në kuadër të përgjegjësisë shoqërore të kompanisë, në të cilën fushë kjo kompani ka treguar përkushtim të vazhdueshëm.