×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Qumështorja Vita gëzon fëmijët për fundvit

    Insajderi
    28 December 2016 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qumështorja Vita edhe këtë vit vazhdon me traditën e dhuratave për fëmijë me rastin e festave te fundvitit.

    Duke pasur parasysh gëzimin që sjellin të posalindurit për çdo prind, këtë here dhuratat janë shpërndarë në spitalet rajonale të të gjithë qendrave kryesore të Kosovës.

    Përveç tyre, kemi synuar që këto dhurata t’i ofrojmë edhe për të gjithë fëmijët tjerë që këto ditë nuk e kanë mundësinë të jenë me më të dashurit e tyre , duke i vizituar ata në të gjitha repartet tjera të spitaleve ku kishte fëmijë.

    Dëshira jonë ka qenë që ti japim një çast gëzimi secilit fëmijë që takojmë, thotë Argjira Lluka, zyrtare për marketing dhe marrëdhënie me publikun për këtë brend. Këto vizita tanimë po bëhen tradicionale për Qumeshtoren Vita.

    “Një punë të madhe në këtë iniciativë kanë bërë edhe spitalet rajonale të cilat janë partnerë të rëndësishëm në realizimin me sukses të këtij projekti dhe me këtë rast duam të falënderojmë stafin e tyre për kontributin që kanë dhënë që e gjithë kjo punë të bëhet e mundur”, ka thënë ajo.

    Përveç spitaleve janë vizituar edhe qendra të tjera që kanë si mision kujdesin ndaj fëmijëve si: Down Syndrom Kosova, Shoqata e Autizmit dhe SOS Kinderfshatrat. Qumeshtorja Vita si një brend i ofrimit të produkteve të qumështit për çdo familje kosovare dëshmon rolin e vet në shoqëri edhe si një kompani me përgjegjësi sociale.

    Gjatë gjithë vitit ndërmerren aktivitete të ndryshme të kësaj natyre por aktivitetet e fundvitit zënë një vend të veçantë sepse në këtë kohë ne arrijmë të gëzojmë fëmijët, që janë lumturi e çdo shoqërie.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark