×
Zgjedhjet 2021

Quni premton mbështetje ndaj ndërmarrësve në Prizren

Insajderi
09 October 2021 - 18:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka vijuar me vizita nëpër kompanitë e kësaj komune, suksesin e të cilave e ka vlerësuar si model, ndërsa ka premtuar mbështetje të vazhdueshme ndaj tyre.

“Kompanitë si “Vatan-Beko”, “Arti” dhe “Kosova-Pack”, janë shembulli më i mirë i të bërit biznes. E para me teknikë të bardhë, e dyta me frutat Aronia dhe e treta me paketim kartoni, janë kompani që kanë hapur vende të reja pune dhe suksesi i tyre vjen nga angazhimi, menaxhimi dhe përkushtimi për punë.
Me Vatanin, Rasimin dhe Tafilin biseduam rreth sfidave të të bërit biznes, si dhe u njoha nga afër me kërkesat, nevojat dhe vështirësitë përkatëse”, ka theksuar Quni.

Më tej, ai ka thënë se gjatë mandatit të tij, afaristët do të marrin mbështetje në veprimtarit e tyre biznesore, në mënyrë që tu krijojmë lehtësira drejt sukseseve më të mëdha.

“Hapja e vendeve të reja të punës të cilën ne e synojmë, është e lidhur drejtpërdrejt me suksesin dhe rritjen e ndërmarrësive private, prandaj me bashkëpunim të ngushtë me afaristët aktual dhe ndërmarrësit e ri, ne do ti ulim shifrat e të papunëve në komunën e Prizrenit.
Do ti subvencionojmë dhe mbështesim veçanërisht ata që punësojnë gra e vajza dhe të rinj”, premtoi Quni.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark