Quni: Do të jem në Kuvend derisa ta shoh Veselin dhe Thaçin prapa grilave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Quni: Do të jem në Kuvend derisa ta shoh Veselin dhe Thaçin prapa grilave

    Insajderi
    10 May 2017 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka nxjerrë një fjalim jo fort të zakonshëm nga natyra e tij e deritashme e deputetit.

    Ai ka thënë se do të qëndrojë në Kuvendin e Kosovës derisa ta shohë Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin prapa grilave. Sipas tij, ata aty e kanë vendin.

    “Të gjitha ato mjerime që ia keni shkaktu qytetarëve të Kosovës, të gjitha ato shantazhe, të gjitha ato maltretime më bëjnë që të jem ende në Kuvendin e Kosovës, derisa t’ju shoh juve prapa grilave se aty e keni vendin”, ka thënë Quni.

    Quni ai ka bërë me dije kryeministrit Isa Mustafa se pse nuk e ka përkrahur atë si kryeministër, Hashim Thaçin si president, dhe Kadri Veselin si kryetar i Kuvendit.

    Ai ka thënë se këta njerëzi i njeh nga vijat e frontit, dhe se me ta nuk mund të merret rrugë, sepse nuk mund të shkosh deri në fund të rrugës.

    “Nuk janë këta njerëz me të cilët duhet me marrë rrugën, i njoh nga betejat e luftës”, ka thënë ndër tjera Quni.

    Për më shumë, deputeti Quni ia ka kujtuar Veselit se vjen nga një organizatë e dyshimtë, që është ShIK-u.

    “Ju vini nga një formacion shumë i dyshimtë. Ju me ato shprehi, me ato metoda që i keni përdorë gjatë luftës, mendoni se mund ta udhëhiqni edhe pasluftës Kuvendin. Jeni të bindur se në finale keni m’u demasku”, ka shtruar deputeti Quni.

    Por Veseli vendosi të mos i përgjigjet akuzave të Qunit, duke thënë se është i gatshëm që për këtë të flasin diku tjetër.

    “Nuk e di a fole si profet a po si hero, por për këto çka fole kur dush mund të i bisedojmë”, tha Veseli./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark