Qysh dhe kë e lëndoi faqja pornografike Pornhub? - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Qysh dhe kë e lëndoi faqja pornografike Pornhub?

    Insajderi
    17 December 2020 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moira Donegan

    Javën e kaluar, më 11 dhjetor, gjigantët e kartave kreditore Visa dhe Mastercard njoftuan që nuk do t’i lejonin kartë-mbajtësit e tyre që të kryenin transaksione me Pornhubin, gjigantin e pornografisë, që është edhe një prej faqeve më të vizituara në internet. Vendimi i kompanisë erdhi vetëm disa ditë pasi the New York Times botoi një artikull të gjatë nga kolumnisti Nicholas Kristof më 4 dhjetor, ku gjeti se një numër i madh videosh në atë platformë paraqisnin dhunë, ngacmim dhe abuzim të të miturve, abuzim seksual të dhunshëm të grave dhe përmbajtje tjetër jokonsensuale.

    Ashtu si platformat e tjera sociale shpërndarëse, si psh YouTube, Pornhubi historikisht ka lejuar çdo përdorues të ngarkojë çfarëdo videoje që dëshiron në sajt. Por për dallim nga platformat tjera, Pornhubi po ashtu ka lejuar përdoruesit që të shkakojnë materialin dhe ta ri-ngarkojnë pastaj tjetërkund në internet. Hetimi i The Times gjeti se “kompania” kishte shpërfillur dhe lënë pa staf divizionin e moderimit të përmbajtjes – gjë që e ngadalësonte heqjen e përmbajtjes apo pamundësimin që ajo të ri-ngarkohej nëpër faqe të tjera. Ky kombinim faktorësh e kishte bërë sajtin strehë për videot e dhunës, imazheve me abuzim seksual të fëmijëve, pornos hakmarrëse (kur një partner tradhtohet nga tjetri, ia publikon videot apo fotografitë seksuale) dhe videot me ‘spycam’.

    Gati menjëherë pas publikimit të raportit të the Timesit, Pornhubi dhe kompania që e ka në pronësi, njoftuan ndryshime në platformë. Përdoruesve do t’ju duhet që të verifikohen në mënyrë që të ngarkojnë video, duke e bërë më të lehtë që ata të cilët publikojnë në sajt të mbahen përgjegjës për mënyrën se si videot merren dhe prodhohen. Butoni “download” po ashtu ishte hequr, duke e bërë më të vështirë që videot e dhunimit dhe molestimit të fëmijëve të ringarkoheshin dhe shpërndaheshin.

    Këto ndryshime japin pak shpresë për një lehtësim të lëndimeve nga imazhet abuzive seksuale me fëmijë që pa dyshim ende do të ngarkohen në sajt. Ato do ta bëjnë më të vështirë ngarkimin e përmbajtjes ilegale, dhe më të vështirë që ajo të vidhet e shpërndahet. Por, ndryshimet erdhën pakëz vonë për gratë që Kristofi i kishte intervistuar për hetimin e tij gazetaresk. Ato përfshijnë Selena Fleitesin, që në moshën 14 vjeçare i kishte dërguar video cullak një djali më të rritur që i pëlqente; ky djalë i kishte shpërndarë videot te miqtë e tij, dhe ato përfunduan në Pornhub. Ajo i kërkoi kompanisë që t’i hiqte imazhet e saj, por ato do të ri-ngarkoheshin; një video e saj si 14 vjeçare kishte më shumë se 400 mijë shikime. Pasojat e kësaj gjëje bën që kjo grua ta linte shkollën dhe të bëhej e varur; tash është këndellur dhe jeton në veturën e saj.

    Një grua tjetër, e njohur vetëm si Taylor, ishte regjistruar në mënyrë sekrete nga i dashuri i saj kur po performonte një akt seksual si 14 vjeçare; edhe ky jua kishte dërguar videon miqve të tij, edhe ajo video përfundoi në Pornhub. Taylori i ka 18 tash. Përgjatë këtyre katër viteve, ka provuar të vetëvritej dy herë.

    Një tinejxhere britanike me emrin Nicole ka thënë se ishte shantazhuar nga një djalë që t’i çonte më shumë e më shumë përmbajtje seksuale kur ishte 15 vjeçare; videot ishin postuar dhe ripostuar në Pornhub. Tash i ka 19; edhe ajo kishte provuar disa herë vetëvrasjen. Ashtu si të tjera të mbijetuara, Nikolla u kap me kompaninë. Ajo mund t’i raportojë videot e saj por ato ringarkohen sërish. Dhe sërish. Dhe sërish. Dhe ndërkohë, Pornhubi përfiton nga lëndimi dhe prishja e dinjitetit të këtyre grave, që jo vetëm u abuzuan, por që duhet të jetojnë duke e ditur se imazhet e atij abuzimi po shijohen nga të huajt si argëtim – të huaj që shpesh e dinë ose të paktën dyshojnë që videot janë pa miratimin e këtyre grave apo që shfaqin të mitur, dhe që vetëm tërhiqen më shumë prej kësaj.

    Në një trent paralel por më pak urgjent moralisht, politikat historike të Pornhupit që kanë të bëjnë me ngarkimin nga përdorues të paverifikuar dhe nga shkarkimet e lira po ashtu kanë krijuar një rrjet të performuesve të pornit. Këto gra janë në klasë tjetër, edhe moralisht edhe legalisht, nga viktimat seksuale abuzive imazhet e të cilave riparaqiten në Pornhub sërish e sërish. Por këta punëtorë, po ashtu, përfitojnë nga këto ndryshime të propozuara të Pornhubit. Punëtoret e seksit tani do ta kenë më të lehtë që të përfitojnë para dhe të kontrollojnë imazhet e tyre.

    Pornografia ka qenë një subjekt sensitiv për të majtën, pavarësisht që kjo ndjell problemin e drejtësisë gjinore dhe një numër temash për punën. Punëtoret e seksit bëjnë punë të admirueshme duke avokuar për vetveten, por jashtë lëvizjes së tyre, avokuesit e të drejtave të punëtorëve dhe feministët, kanë qenë ngurrues që të kritikojnë industrinë e pornografisë. Si shkak për këtë gjë është se pornografia i turpëron njerëzit.

    Kësisoj, është e djathta ajo që e ka monopolizuar diskutimin për nevojën që të rregullohet e reformohet industria e pornografisë.

    Reagimet mbi ekspozenë e kolumnistit Kristof kanë qenë aq të shpejta dhe dramatike – Pornhubi ka bërë ndryshimet të cilave iu ka rezistuar për kohë të gjatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark