“Qysh me ec me kolic fëmija im këtu” -Kanalizimi i prishur dhe era e padurueshme alarmojnë banorët e rrugës Rozafa në Fushë Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Qysh me ec me kolic fëmija im këtu” -Kanalizimi i prishur dhe era e padurueshme alarmojnë banorët e rrugës Rozafa në Fushë Kosovë

    Insajderi
    02 July 2025 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorët e rrugës “Rozafa” në Fushë Kosovë po përballen me probleme serioze të kanalizimit tash e tri vite.

    Sipas tyre, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret nga institucionet për zgjidhjen e problemit, ani pse situata është bërë pothuajse e pabanueshme, shkruan Insajderi.

    Ndërkohë, Komuna e Fushë Kosovës përgjegjësinë për këtë situatë ia ka atribuar Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

    Drejtori i Shërbimeve Publike, Ardit Sekiraqa, ka deklaruar se komuna i ka shteruar të gjitha mundësitë për të ndërhyrë në kuadër të kontratës ekzistuese. Sipas tij, aktualisht janë në proces të përgatitjes së një kontrate të re, e cila do të mundësojë ndërhyrje konkrete për rregullimin e kanalizimit në këtë zonë.

    Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark