Të shtunën 18 vjeçari, Lulzim Fejzullahu ka ndërruar jetë në QKUK.
Ai ka qëndruar aty pasi ditë më parë është goditur me veturë, e rrahur në mënyrë brutale nga dy bashkëmoshatar të tij.
Xhaxhai i tij për Insajderin ka treguar se ngjarja ka filluar në një lokal dhe ka vazhduar të nesërmen, pasi Lulzimi ka dalë nga shtëpia për të blerë bukë, por që nuk është kthyer i gjallë.
Tutje ai me lotë në sy mes tjerash ka thënë: Ai nuk ka pasë as nanë, as babë. Qysh me ia marrë jetën jetimit?
Për më shumë mund të ndiqni rrëfimin e tij emocional