“Qysh nuk po i vjen marre? Përparim Rama katër vjet i la pa ndriçim banorët e Rrugës B” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qysh nuk po i vjen marre? Përparim Rama katër vjet i la pa ndriçim banorët e Rrugës B”

    Insajderi
    20 September 2025 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, duke e akuzuar se ka lënë për katër vite banorët e Rrugës B pa ndriçim, ndërsa tash vetëm një muaj para zgjedhjeve, po përgatitet ta lëshojë në funksion ndriçimin.

    Në një reagim publik, Krasniqi tha se kjo është një praktikë e padrejtë dhe manipulim politik me qytetarët e kryeqytetit.

    “Këqyreni qysh Përparim Rama osht ka e përgatit ndriçimin në rrugën B për me e lëshu n’funksion tash para zgjedhjeve. Qysh nuk ju vjen marre? 4 vjet i ka lënë banorët e rrugës B me pritë pa ndriçim për çka? Për me mujt me lëshu ndriçimin 1 muaj para zgjedhjeve për me thonë që Demeke e ndriçova Prishtinën? Kjo është marre, na duhet me i largu këta politikanë që vijnë e lypin votën te ti edhe bohen kishe po punojna, 1 muaj para zgjedhjeve punë të cilat nuk i kanë kry gjatë krejt mandatit. 4 vjet Rruga B dhe C edhe shumë e shumë rrugë të Prishtinës kanë vujt nën mungesë të ndriçimit, tash o ka përgatitet me demeke me i lëshu 1 muaj para zgjedhjeve”, ka deklaruar ai.

    Krasniqi theksoi se qytetarët e Prishtinës nuk duhet të mashtrohen nga projekte që, sipas tij, realizohen vetëm për efekte elektorale.

    @frasher.krasniqi 4 vite gjumë – 1 muaj para zgjedhjeve kishe po punojmë 🙁 #Prishtina #Prishtine #fyp #Viral #Kosova ♬ original sound – Frashër Krasniqi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark