Qytetarë serbë bllokojnë rrugën drejt pikës kufitare Merdarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarë serbë bllokojnë rrugën drejt pikës kufitare Merdarë

    Insajderi
    01 July 2025 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sot, me datë 1 korrik, duke filluar nga ora 18:00, rruga e cila shpien në PKK Merdarë nga Serbia do të jetë e bllokuar nga qytetarë serbë.

    Sipas njoftimit qytetarët serb pritet të pengojnë qarkullimin e lirë në këtë segment rrugor.

    Për të shmangur vonesat dhe pengesat e mundshme në këtë rrugë, udhëtarët janë këshilluar të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare alternative, deri në një njoftim të ri.

    “Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në drejtim të PKK Merdarë, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin zyrtar.

    Për informata të mëtejshme, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat:

    045198000

    045198606

    Numri pa pagesë: 080050095

    Autoritetet kanë falënderuar qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark