Qytetarët ankohen për pagat e ulëta: Nën 1000 euro nuk mund të jetojmë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët ankohen për pagat e ulëta: Nën 1000 euro nuk mund të jetojmë

    Insajderi
    06 January 2025 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre për nivelin e pagave në Kosovë, për siç thonë me pagat aktuale nuk ia dalin për të mbijetuar.

    Kosovarët vlerësojnë se pagë e mjaftueshme për të bërë një jetë normale e pa borxhe është në shifrën prej një mijë euro.

    Sefedin Gonjufci thekson se pagat aktuale, rreth 700-800 euro, nuk janë të mjaftueshme për të jetuar mirë, duke e krahasuar me rrogat më të larta që ka pasur në të kaluarën.

    Ai thotë se rinia po ikën nga vendi për shkak të pagave të ulëta.

    ”I kam kaluar ato, rrogat më të ulëta e më të larta, sipas mundësive, rrogë nën 700-800 euro nuk është rrogë që të jetohet, ndoshta deri diku se për të jetuar, mirë jo. Nuk kemi çka të bëjmë, pasi e ka ky në dorë, do të përmirësohet shpejtë sepse deri tani nuk kemi pasur asgjë. Po ikin të rinjtë se nuk po i paguajnë, rrogë pa pagë nuk punon askush, unë kam punuar gjithmonë në Kosovë, kam pasur rrogën që me para të sodit është 1 mijë e 200 euro, me atë rrogë kam mbajtur shtatë anëtarë. Tani secili punon për vete dhe nuk kanë boll. Nëse japin buxhet edhe populli përmirësohet pagat sepse pa dhënë populli s’ka as shteti”, ka thënë ai.

    Selmon Shala, gjithashtu për ekonomia online, kritikoi pagat dhe thekson se njerëzit nuk mund të jetojnë dhe punojnë normalisht me këto kushte, duke përmendur se nevojitet më shumë punë bujqësore për të siguruar të ardhura.

    ”Rroga duhet të jenë më të mira dhe me qenë gjallë, me punu, me gjallnu me punuar tokën e jo vetëm me ruajt një rrogë në muaj sepse nuk është diçka interesant. Nuk mund t’ia dalin me ato rrogat duhet me punuar me mbajt, lopën, viqin kjo është Gjermania. Duhet të merren me mbjellë tokë, me punuar unë kurrë nuk kam qenë pa para por tani jam në gjendje me pagu një kafe, kurse ata që punojnë natë e ditë dhe nuk është në gjendje. Për me fitu gjermani ka ngrënë bukë të kollomojt, e na këtu vetëm vjedhim dhe askush nuk punon”, ka theksuar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark