Qytetarët e komunës Tuzit, ku shumica e banorëve janë shqiptarë, të udhëhequr nga kryetari i komunës Niko Gjeloshaj, bllokuan rrugën ndërkombëtare dhe thanë se nuk do të lëviznin derisa të vijnë kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe zëvendës kryeministri Dritan Abazoviq, raporton Tanjug.
Ata bllokuan rrugën për shkak si protestë për shkak të masës epidemiologjike të mbylljes së objekteve hoteliere në atë komunë, e cila hyri në fuqi këtë mëngjes.
Ata besojnë se një masë e tillë për Tuzin u soll për arsye politike dhe hakmarrjes së qeverisë, pasi kohëve të fundit u shfaqën flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë në sheshin qendror.
“Ata duhet të flasin me ne, të shohim përse po na diskriminojnë dhe çfarë i shqetëson ata këtu. Asgjë nuk mund të imponohet me forcë”, ka deklaruar Gjeloshaj në një transmetim telefonik për TV Vijesti të Podgoricës.
Më herët, policia shkoi në Tuz për të mbyllur objektet hoteliere që u hapën në mëngjes.
Gjeloshaj ka kërkuar nga zyrtarët e policisë që ta informojnë informojnë prokurorinë se, nëse kjo vazhdon, ai do t’u bëjë thirrje qytetarëve të Tuzit që të rezistojnë.
“Ky vendim është personal, si hakmarrje për vendosjen e flamurit të Kosovës. Asnjë komunë nga grupi i parë nuk është mbyllur, vetëm ne jemi të ndarë nga grupi i parë. Armiqtë janë ata që po hakmerren, dhe ata janë kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe zëvendës kryeministri Dritan Abazoviq. Krivokapiq po hakmerret sepse e kam kritikuar se nuk e uroi Ditën e Shtetësisë së Kosovës”, ka deklaruar Gjeloshaj.
Ai gjithashtu tha se do të luftojë kundër diskriminimit dhe që të gjithë të janë të barabartë.
“Unë nuk do të lejoj askënd të na poshtërojë. Qysh nga dje jam duke iu telefonuar por ata nuk lajmërohen, ata duan probleme për të diskriminuar Tuzin. Askush nuk mund t’i trajtojë qytetarët kështu”, ka thënë Gjeloshaj./Insajderi.org.