Qytetarët e Vlorës në ditën e parë të vitit 2022 lahen në det: Të bën mirë për shëndetin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët e Vlorës në ditën e parë të vitit 2022 lahen në det: Të bën mirë për shëndetin

    Insajderi
    01 January 2022 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në këtë ditë të parë të vitit, qytetarët nga Vlora e Shqipërisë kanë hyrë në det.

    Duket se kjo është mënyra se si e presin vitin e ri ndonëse temperaturat janë të ulëta.

    Ata kanë folur për Top Channel duke thënë se e kanë këtë ritual prej 6 vitesh.

    “Kemi një ritual prej 6 vitesh. Ujërat janë shumë të mira, nuk janë të ftohta. Është kënaqësi të lahesh. Të bën mirë për shëndetin, uji është i pastër, është pak i ftohtë por pak i përballueshëm por nëse lahesh, mësohesh dhe nuk e ke problem. Disa frekuentojnë natyrën e malin, disa detin”, thanë ata.

    Ndërkohë nata e ndërrimit të viteve është shoqëruar me atmosferë festive në të gjithë Shqipërinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark