×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët mund të ndërrojnë qendrën e votimit deri më 26 dhjetor

    Insajderi
    08 September 2024 - 14:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët me të drejtë vote në Kosovë kanë mundësinë që deri më 26 dhjetor 2024, përmes platformës elektronike http://qv.kqz-ks.org, të kontrollojnë qendrën e tyre të votimit dhe, nëse dëshirojnë, ta ndryshojnë atë duke e caktuar më afër vendbanimit të tyre.

    KQZ njofton gjithashtu se deri më 28 dhjetor 2024, qytetarët mund të kundërshtojnë çdo pasaktësi në Listën Votuese përmes të njëjtës platformë.

    Ata që nuk figurojnë në listë, janë caktuar gabimisht në një qendër tjetër votimi, ose kanë të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojnë rishikim nga KQZ.

    Kjo mund të bëhet duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve ose përmes sistemit elektronik.

    Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, qytetarët mund të paraqesin ankesa për çdo emër që figuron në Listën Preliminare Votuese dhe nuk duhet të jetë atje, përfshirë edhe rastet kur në listë figurojnë emra të personave të vdekur.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark