×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët nuk i panë biçikletat për të cilat komuna dha gjysmë milioni- Përparim Ramës i mbet një në zyre

    Insajderi
    13 August 2024 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në profilin e tij në”Facebook”, ku shihet edhe biçikleta për të cilin komuna pagoi afro 3 mijë euro. Gazeta Insajderi para një javë raportoi se projekti Ramës me të cilin kishte qëllim ta furnizonte kryeqytetin, nuk u realizua.

    Komuna e Prishtinës vitin e kaluar kishte dhënë tender për një projekt me të cilin kishte qëllim ta furnizonte kryeqytetin me biçikleta e që vetëm për një u dhanë mbi afro 3 mijë euro.

    Por, edhe pas një viti këto biçikleta nuk janë në shërbim të qytetarëve.

    Nga Komuna e Prishtinës, në një përgjigje për Insajderin ishin arsyetuar se sistemi pagesave i ka marrë kohë dhe se projekti është pothuajse i gatshëm.

    Por, që një biçikletë duket se i ka mbetur kryetarit, Përparim Rama në zyre.

    Në një video të cilën e ka publikuar shihet edhe biçikleta që tashmë do duhej të ishte në shërbim të qytetarëve.

    U dhanë afro 3 mijë euro vetëm për një – Ku mbetën biçikletat e kryeqytetit?

    Komuna e Prishtinës vitin e kaluar kishte dhënë tender për një projekt me të cilin kishte qëllim ta furnizonte kryeqytetin me biçikleta e që vetëm për një u dhanë mbi afro 3 mijë euro. Por, edhe pas një viti këto biçikleta nuk janë në shrbim të qytetarëve, ndonëse kontrata është në përfundim. Nga Komuna e Prishtinës, në një përgjigje për Insajderin janë arsyetuar se sistemi pagesave i ka marrë kohë.

    Vlera e parashikuar e kësaj kontratë ishte 500 mijë euro.

    Ndërsa vetëm për një biçikletë u dhanë 2 mijë e 744 euro.

    Ku mbetën biçikletat?

    Në gusht të vitit 2023, kur edhe u dha tenderi Komuna kishte bërë të ditur se ka porositur 100 biçikleta për t’u mundësuar qytetarëve lëvizje më të lehtë në qytet.

    Madje, duke dhënë edhe një afat kohor dymujor.

    Për këto 100 biçikleta do të jenë 10 stacione.

    Por, edhe pse po bëhet pothuajse një vit nga nënshkrimi i kësaj kontrate që për një biçikletë u dhanë mbi 2 mijë euro, ende asnjë nuk është në shërbim.

    Për këtë Gazeta Insajderi kishte pyetur edhe Komunën e Prishtinës, të cilët janë arsyetuar se i ka marrë kohë sistemi pagesave dhe pjesa softuerike.

    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, deklaroi se biçikletat kanë arritur që një kohë dhe projekti është pothuajse i gatshëm.

    Projekti i biçikletave të Prishtinës është pothuajse i gatshëm! Biçikletat dhe pjesët përcjellëse kanë arritur në Prishtinë që një kohë, por sistemi i pagesave dhe pjesa softuerike kanë marrë më shumë kohë sesa kemi planifikuar“, kishte thënë Zogaj për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark