Qytetarët nuk ‘mashtrohen’ me 100 euro, nesër protestohet para qeverisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët nuk ‘mashtrohen’ me 100 euro, nesër protestohet para qeverisë

    Insajderi
    12 April 2022 - 19:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka bërë të ditur se nesër, duke filluar nga ora 11:30 do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

    “Punëtorët e Lotarisë së Kosovës janë tejet të shqetësuar dhe të indinjuar me neglizhencën që po ju bëhet nga ana e Institucioneve përkatëse përkundër premtimeve të bëra ku pakënaqësinë e tyre do ta shprehin me anë të protestave”.

    Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë me kërkesë për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve, pagave të punëtorëve, nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës.

    Protesta e paralajmëruar është e para për këtë vit, mirëpo punëtorët e Lotarisë së Kosovës thonë se do të vazhdojnë të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark