Hekuran Murati, ministër i Financave, Punës dhe Transfereve ka thënë se çmimet e importit për vaj dhe grurë kanë rënë.
Fajin për çmimet e shtrenjta ai ia ka hedhur LDK-së.
Sipas tij, qytetarët po vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë për shkak se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Çmimet Tavan.
Postimi i plotë:
Çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor 🌻 ka rënë në 1.05 euro/litër.
Çmimi i furnizimit nga importi për grurë 🌾 ka rënë në 0.24 euro/kg.
Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese.
Prandaj qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do duhej për vaj, miell e bukë. /Insajderi