“Qytetarët po maltretohen duke ecur 5 km për të kaluar në këmbë kufirin në Jarinjë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qytetarët po maltretohen duke ecur 5 km për të kaluar në këmbë kufirin në Jarinjë”

    Insajderi
    25 September 2021 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tash e gjashtë ditë qytetarët po detyrohen të ecin këmbë afro 5 kilometra për të kaluar kufirin në Jarinjë.

    Krejt kjo po ndodh për shkak se serbët po e mbajnë të bllokuar këtë pikë të kufirit me protesta.

    Kamermani kosovar, Agon Bejtullahu i cili po i përcjell nga afër zhvillimet në veri është shprehur se ky është një maltretim që po ju bëhet qytetarë derisa ka publikuar edhe disa fotografi, nga ku shihen qytetarë duke kaluar kufirin në këmbë.

    “Qytetarët po malltretohen duke ecur rreth 5 km për ta kaluar në këmbë kufirin në Jarinjë. Kjo po ndodh për shkak të serbëve që e kanë bllokuar rrugën me protesta”, ka shkruar Bejtullahu në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark