×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetarët serbë përplasen verbalisht me zëvendëskomandantin e policisë në debatin për Urën e Ibrit

    Insajderi
    08 August 2024 - 12:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka nisur debati i thirrur nga komuna e Mitrovicës Veriore për hapjen e Urës së Ibrit ku po marrin pjesë përfaqësues nga Qeveria e Kosovës dhe nga kjo komunë.

    Në pamjet e T7 shihet se pati edhe një përplasje verbale mes disa qytetarëve serbë dhe zëvendëskomandantit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    Elshani paraprakisht ka thënë se “sa i përket sigurisë, s’ka arsye që Ura e Ibrit të mbetet e mbyllur”.

    “E pyesim vetën si Polici e Kosovës pse kjo urë është mbyllur. Do të ishte mirë nga ju të dëgjojmë se pse kjo urë duhet të mbetet e mbyllur, sepse nga aspekti i sigurisë s’ka arsye. Nëse është për me siguru, ne kishim gjetur forma për ta siguruar në forma të ndryshme”, ka thënë Elshani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark