Qytetari ankohet në Gjykatën e Pejës, thotë që e udhëzuan te pranoj fajin dhe ia morën pasaportën qe e la pa shkuar në umre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari ankohet në Gjykatën e Pejës, thotë që e udhëzuan te pranoj fajin dhe ia morën pasaportën qe e la pa shkuar në umre

    Insajderi
    21 March 2025 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qytetar ka deponuar një ankesën në Gjykatë. Ai akuzohet për lëndim te lehtë.

    Gjyqtari i rastit derisa ishte jashtë vendit, rastin ia dhanë një gjyqtari te lendeve civile. Ky i fundit e udhëzoi ta pranonte fajësinë “se kalon më lehtë”, por kur shokët e tij në këtë “bela” nuk e bënë të njëjtën, gjyqtari vendosi t’ia marr pasaportën.

    Ankohet se po ia rrezikojnë punën, por edhe shkuarjen ne umre, një nga vizitat e shenjta te myslimaneve në Mekë e Medinë të Saudisë.

    Në kopjen e ankesës që ka siguruar Insajderi thuhet se i pandehuri ka pasur fletarrestim nga gjyqtarja Sabrije Rraci.

    Në seancën e mbajtur me gjyqtarin Jashari Gashi, i dyshuari ka pranuar fajësinë.

    Pasaporta e të pandehurit është ndaluar nga policia, tashmë në posedim e ka Gjykata.

    I njëjti kishte nxjerr biletat për të udhëtuar për arsye fetare, por që nuk po mundet të shkojë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark