×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Qytetari dënohet me 5 gjoba ‘të pavlefshme’ për një ditë, polici ia huq të gjitha tiketave me gabime trashanike

    Insajderi
    26 November 2024 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pesë tiketa që kapin vlerën rreth 2 mijë euro janë lëshuar nga dy zyrtarë policor ndaj dy automjeteve të një firme transportuese në Kosovë. Por, këto gjoba dyshohet se janë të pavlefshme për shkak të gabimeve trashanike që përmbajnë. Pronari i firmës, Leard Ukhaxhaj ka denoncuar rastin në Inspektoratin Policorë të Kosovës, të cilët kanë nisur hetimet.

    Policët me emrin Granit dhe Ilir, të njësisë rajonale në Ferizaj kanë lëshuar brenda një dite 5 tiketa ndaj dy automjeteve të dy kompanive transportuese të familjes Ukhaxhaj.

    Dy nga tiketat janë cekur gabimisht datat e kontrollës teknike duke shkruar se automjeti nuk ka bërë kontrollin teknike që nga viti 2025, ndërsa aktualisht jemi në vitin 2024.

    Në tiketën tjetër, policët kanë ngatërruar emrin e firmës. Ndërsa në tjetrën kanë shkruar gabim numrin fiskal. E në një tjetër nuk kanë cekur të dhënat fare.

    Pronari i firmës ka thënë për Insajderin se nuk do t’i paguaj dënimet pasi që gjobat përmbajnë gabime dhe janë krejtësisht të pavlefshme.

    “Në të njëjtën ditë me janë ndaluar dy kamionë te firmës time. Kam marr 5 gjoba. Tri gjoba për të njëjtin kamion dhe dy për kamionin tjetër. Problemi është se gjobat janë të pavlefshme për shkak të disa gabimeve që dy policët kanë shkruar. Kam marr dënim që nuk e ka kontrollin teknikë prej datës 05.03. 2025. Kam marr gjobe edhe nga data 28.02.2025.  Ndërsa ne një gjobë tjetër nuk janë te shënuara fare të dhënat” ka deklaruar Ukhaxhaj për Insajderin.

    Në foton më poshtë janë dy tiketa, ku është ngatërruar viti. është shkruar viti 2025. Në njërën nga to nuk është cekur as të dhënat e automjetit.

    Ndëra në një tiketë tjetër është shkruar emri i pronarit gabimisht.

    Ne tiketen tjetër, polici ka shkraurj gabimisht numrin fiskal dhe nuk kuptohet përmbajtja e përshkrimit.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar edhe Inspektoartin Policorë të Kosovës por ende nuk kanë konfirmuar hetimet. IPK, hetimet i ka konfirmuar për qytetarin që ka denoncuar rastin./ Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark