Qytetari gjen një portofol në Prizren dhe e dorëzon në polici, brenda kishte dokumente personale para - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari gjen një portofol në Prizren dhe e dorëzon në polici, brenda kishte dokumente personale para

    Insajderi
    25 February 2025 - 09:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qytetar me inicialet N.L ka gjetur një portofol në Parkun e qytetit në Prizren, ku më pas e ka dorëzuar në stacionin policor.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në portofol kishte dokumente personale, disa kartela dhe para të gatshme në vlerë prej 260 euro.

    Më utje thuhet se policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur portofolin dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i janë kthyer portofoli me para dhe dokumentet e gjetura.

    “Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë qytetarin e ndërgjegjshëm, po ashtu falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark