Një qytetar nga Prizreni është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi i njëjti kishte hedhur gjësende nga banesa e tij.
Policia tha për Insajerin se qytetari është nën kontroll dhe po i jepet ndihma mjekësore pas dyshimeve për probleme me shëndetin mendal.
Ai është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“I njëjti është ngujuar në banesën e tij dhe ka filluar që t’i kapë gjësendet dhe t’i hedhë nga ballkoni, me c’rast dyshohet se i ka dëmtuar disa automjete”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Sipas tij, nuk ka persona të lënduar.
“është arritur të hapet dera e banesës dhe i njëjti është vënën nën kontroll, dhe është duke u shoqëruar për dhënien e ndihmës së shëndetit mental në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.
Insajderi sjell videon nga momenti i arrestimit