Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur dje në Prizren për të bërë hapjen e javës së Lëvizjes.
Aktivistët nga Prizreni kanë takuar nga afër edhe liderin e tyre, Albin Kurti. Madje një aktivist më në moshë ia përkëdhel dorën kryeministrit Kurti.
Ky moment është pjesë e videoklipit që kjo parti ka bërë publike në faqen zyrtare në Facebook.
“Java e Lëvizjes u hap dje në Prizren, me një Tribunë për 146 vjetorin e Lidhjes, dhe vazhdoi me një tubim/ndejë më pas me aktivistë e anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Java e Lëvizjes e mundësuar prej aktivistëve tanë shënon ngjarje të rëndësishme nga historia jonë dhe njëherazi na shërben të reflektojmë për rrugëtimin tonë, t’i festojmë arritjet tona, dhe ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj qëllimeve që i kemi vënë vetes si subjekti më i madh politik në Republikën e Kosovës”, thuhet në postimin e VV’së.