Qytetari në Han të Elezit gjen kuletën me 865 euro dhe e dorëzon në polici - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari në Han të Elezit gjen kuletën me 865 euro dhe e dorëzon në polici

    Insajderi
    17 April 2025 - 08:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një banor i Hanit të Elezit, mbrëmë ka dorëzuar në polici një portofol të gjetur me dokumente personale dhe para të gatshme.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 18:30, qytetari H. Mici, 40 vjeç, nga Hani i Elezit, ka gjetur një portofol në rrugë dhe e ka dorëzuar menjëherë në stacionin policor lokal.

    Pas veprimeve verifikuese, policia ka konstatuar se portofoli i përkiste shtetasit të Republikës së Shqipërisë, R. Sh., 51 vjeç. Në bashkëpunim me autoritetet përkatëse, policia ka arritur të kontaktojë pronarin, i cili është paraqitur në stacion dhe e ka marrë portofolin.

    Me procesverbal zyrtar, atij i janë kthyer dokumentet personale, një shumë prej 865 eurosh si dhe mbi 3000 denarë të Maqedonisë së Veriut.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur mirënjohje publike për qytetarin H. Mici, duke e cilësuar veprimin e tij si një akt human dhe shembullor, që reflekton vlerat më të mira të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark