Qytetari në Klinë dorëzon kuletën me 1,700 euro të gjetur në shesh - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qytetari në Klinë dorëzon kuletën me 1,700 euro të gjetur në shesh

    Insajderi
    17 July 2025 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gjest i ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare është regjistruar në Klinë, ku një qytetar së bashku me vajzën e tij kanë dorëzuar në polici një kuletë të humbur, në të cilën gjendeshin 1 mijë e 700 euro.

    Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

    “Sot, më 17 korrik 2025, në Stacionin Policor në Klinë është paraqitur qytetari Afrim Hoti nga Klina, së bashku me vajzën e tij, e cila kishte gjetur një kuletë në sheshin ‘Skënderbeu’. Në kuletë gjendeshin para në shumë prej 1,700 eurosh”, thuhet në njoftim.

    Policia bën të ditur se përmes hetimeve ka arritur ta identifikojë pronarin e kuletës, i cili më pas është ftuar në stacion, ku edhe i është kthyer kuleta me të gjitha paratë.

    “Policia e Kosovës falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark